Studentët e vitit të katërt në tri degët e Kolegjit AAB në Prishtinë, Gjakovë dhe Ferizaj kanë realizuar punëtoritë profesionale dhe simulime të intervistave të punës. Këto punëtori ishin të udhëhequra nga profesor Osman Buleshkaj, profesoresha Arbërore Bicaj, profesoresha Gentiana Shahini dhe profesor Fadil Latifi. Gjatë simulimeve të intervistave studentët përfituan njohuri teorike dhe praktike se si realizohet një e tillë, duke praktikuar hapat profesionalë se si duhet të sillen gjatë këtij procesi, mënyrën e bisedimit, prezantimin e vetvetes, paraqitjen e aftësive etj.
Qëllimi i këtyre simulimeve ishte që studentët të aftësohen dhe të fitojnë njohuritë bazë rreth intervistave, në mënyrë që pas diplomimit të jenë të përgatitur t’i qasen tregut të punës.