Është mbajtur një sesion informues për stafin akademik të Kolegjit AAB, rreth programit Fulbright dhe mundësive që ofrohen. Koordinatorja e programit në Këshillin Amerikan në Kosovë, Nora Nimani Musa, përmes një prezantimi ka dhënë detaje rreth qëllimeve dhe përfitimeve nga pjesëmarrja në këtë program.
Gjithashtu për të pranishmit janë prezantuar mënyrat e aplikimit, bashkë me programet e fakulteteve të cilat kanë përparësi në hapat e nevojshëm që duhen plotësuar.