Studentët nga Departamenti i Psikologjisë patën mundësinë të jenë pjesë e sesionit meditues TAO nga Amadea Stefa, trajnere dhe terapiste e artit për komunikim dhe kompetencë ndërkulturor. Kjo e fundit ka ndarë ekspertizën e saj profesionale dhe bashkëpunimin me kompani me renome siç janë Siemens apo Telekom Austria. Më pastaj, studentët u familjarizuan me teorinë mjekësore kineze Shen Qi Jing, me pjesët përbërëse të saj si shpirti, zemra, mendja, energjia dhe materia, të ndërlidhura me gjetjet me të reja shkencore për mirëqenien e njeriut.
Aktiviteti i djeshëm është përmbyllur me ushtrimin e meditimit TAO me theks në ndërgjegjësim, përqendrim, vizualizim dhe meditim ku janë komunikuar edhe përvojat e të pranishmëve. Në fund studentëve u janë prezantuar edhe materialet fizike për këtë teknik.