Në kuadër të Erasmus Days 2023 është mbajtur një sesion virtual mes studentëve të Kolegjit AAB dhe Université de Caen Normandie të Francës, e organizuar nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim. Gjatë këtij sesioni studentët nga dy institucionet u bënë pjesë e një kuizi dhe ndanë përvojat e tyre.
Ata treguan periudhën e mrekullueshme që patën si pjesë e shkëmbimeve jashtë vendit falë programit Erasmus+, ndërsa zbuluan edhe mundësitë e mobilitetit mes studentëve të Kolegjit AAB dhe Université de Caen Normandie.