Mbahet sesion virtual mes studentëve të Kolegjit AAB dhe Université de Caen Normandie

11 Tetor 2023
A virtual session is held between the students of AAB College and Université de Caen Normandie

Në kuadër të Erasmus Days 2023 është mbajtur një sesion virtual mes studentëve të Kolegjit AAB dhe Université de Caen Normandie të Francës, e organizuar nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim. Gjatë këtij sesioni studentët nga dy institucionet u bënë pjesë e një kuizi dhe ndanë përvojat e tyre.

Ata treguan periudhën e mrekullueshme që patën si pjesë e shkëmbimeve jashtë vendit falë programit Erasmus+, ndërsa zbuluan edhe mundësitë e mobilitetit mes studentëve të Kolegjit AAB dhe Université de Caen Normandie.

Share: