Mbahet takim me koordinatorët e projekteve zhvillimore në Kolegjin AAB 

10 Mars 2025

Sot është zhvilluar një takim me disa nga koordinatorët e projekteve zhvillimore në Kolegjin AAB, për t’i informuar mbi platformën e-Projects. Kjo platformë shënon një hap të rëndësishëm drejt dixhitalizimit dhe menaxhimit më efikas të projekteve, duke e bërë Kolegjin AAB një institucion edhe më inovativ dhe të qëndrueshëm.  

Përmes e-Projects, projektet zhvillimore do të menaxhohen në mënyrë më transparente, të organizuar dhe efikase, duke fuqizuar bashkëpunimin, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në AAB.   

Share: