Është mbajtur edicioni i tetë i recitalit studentor nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB, me rastin e Ditës Botërore të Gjuhës Angleze, duke sjellë një atmosferë të veçantë artistike dhe kulturore.
Studentët dëshmuan nivel të lartë kreativiteti dhe talenti përmes interpretimeve të ndryshme që përfshinin poezi, këngë dhe performanca artisitke, duke e bërë aktivitetin mjaft tërheqës për të pranishmit, ku këtë vit morën pjesë edhe studentët e Fakultetit të Filologjisë nga Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren.
Dekanja e Fakultetit, Aida Alla, falënderoi studentët për pjesëmarrjen, energjinë dhe kreativitetin e tyre në këtë recital, ndërsa bashkë me prof. Fatmir Ramadani, ndanë çmimet “The best poet” për Qëndresa Mehmeti dhe “The best performance” për Valmir Mallakaj, kurse për të gjithë studentët e tjerë performues u ndanë mirënjohje për kontributin e tyre.


