Mbahet tryeza “Feja për të drejtat”, në shënim të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut

8 Dhjetor 2021

Në kuadër të 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut nën organizimin e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB dhe OSBE Misioni në Kosovë, u mbajt tryeza me titull “Feja për të drejtat”, ku morrën pjesë përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Kosovë si: z. Ilmi Rexhepi, përfaqësues i Komunitetit Islam në Kosovë, z. Don Mikel Sopi, përfaqësues i Kishës Katolike, z. Artur Krasniqi, përfaqësues i Kishës Protestante Evangjeliste.

Derisa tryezën në fjalë e hapi dr. sc. Uranela Demaj, prorektore për shkencë e Kolegjit AAB.

Në këtë tryezë përfaqësuesit fetar, secili nga këndvështrimi i tyre, deklaruan se diversiteti fetar është padyshim një nga pasuritë më të mëdha që shoqëria njerëzore ka trashëguar që nga lindja e saj dhe deri më sot.

Dekani i Fakultetit Juridik në AAB prof. Veton Vula, deklaroi se ekzistenca autonome e komuniteteve fetare është e domosdoshme për pluralizmin në një shoqëri demokratike.

“Problemi qëndron në ruajtjen e pluralizmit dhe funksionimin e duhur të demokracisë, ku, një nga karakteristikat kryesore të së cilit, është mundësia për të ofruar zgjidhjen e problemeve të një vendi nëpërmjet dialogut, madje edhe kur janë rrethanat acaruese”, tha z. Vula. 

Në këtë tryezë morën pjesë edhe një numër studentësh nga ky fakultet, të cilët ishin aktiv dhe u parashtruan pytje përfaqësuesve të komuniteteve fetare.

Share: