Me 19 nëntor mbahet konferenca e radhës shkencore mes Kolegjit AAB dhe Universitetit “Dokuz Eylül”

14 Nëntor 2024

Duke filluar nga ora 11:30 (13:30 sipas kohës në Stamboll) me 19 nëntor 2024, do mbahet konferenca e radhës shkencore mes Kolegjit AAB Dhe Universitetit “Dokuz Eylül”. Kjo konferencë do zhvillohet online përmes platformës elektronike Zoom, me pjesëmarrës të stafit të Fakultetit të Shkencave Shëndetësore.

Ajo do moderohet nga profesoresha Merlida Alus Tokat, ndërsa temat që do prezantohen janë: “The Effect of Decolonization Prophylaxy Versus Traditional Prophylaxis in Orthopedic Surgery in Ortomedica Hospital, Kosovo” – Prof. Donjetë Ahmetaj.

“Investigation of the Effect of the Developing Smoking Prevention Program Based on Focus of Control Towards Secondary School Students”- Prof. Yasemin Selekoglu Ok.

Share: