Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Kolegjin AAB njofton studentët për hapjen e thirrjes për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare të eseve “MCO Student Essay Competition 2026”, organizuar nga Magna Charta Observatory.
Kjo garë ofron një mundësi të veçantë për studentët që të shprehin idetë, perspektivat dhe reflektimet e tyre mbi çështje me rëndësi globale në arsimin e lartë, duke konkurruar me studentë nga universitete të ndryshme të botës.
Tema e sivjetme e konkursit është:
“The Humanities and How They Influence Access to and the Experience of Higher Education”
Përmes kësaj teme, studentët ftohen të analizojnë dhe reflektojnë mbi rolin e shkencave humane në qasjen në arsimin e lartë, përvojën akademike, zhvillimin personal dhe ndjenjën e përkatësisë në komunitetin universitar.
Të gjitha informacionet lidhur me kriteret e pjesëmarrjes, procedurat e aplikimit, afatet dhe regjistrimin e webinarit informues mund të gjenden në faqen zyrtare të konkursit:
https://events.magna-charta.org/competitions/2026-mco-student-essay-competition
Ftohen të gjithë studentët e interesuar të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e kësaj iniciative ndërkombëtare që promovon mendimin kritik, reflektimin akademik dhe angazhimin e studentëve në debatet bashkëkohore mbi arsimin e lartë.
Për informata shtesë, studentët mund të kontaktojnë Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në: