Me kërkesë të Institutit për Administratë Publike, AAB vazhdon të trajnojë zyrtarët e lartë administrativ
4 Mars 2015
Trajnimi “Kontrolli i efikasitetit të Administratës Publike në Kosovë” ka ndihmuar zyrtarët e lartë administrativë në krijimin e një pasqyre të qartë lidhur me format e kontrollit mbi administratën; të identifikohen faktorët që janë duke ndikuar në ngathtësinë e kontrollit mbi administratën; analizimi i bazës ligjore për ushtrimin e procesit të kontrollit në administratë; janë prezantuar praktika të mira të ushtrimit të kontrollit mbi administratën.
Avni Alidemaj, mësimdhënës në AAB, njëri nga pjesëmarrësit në këtë projekt në cilësinë e trajnuesit, tha se trajnimi është pritur pozitivisht nga zyrtarët administrativë sepse ka ndihmuar në identifikimin e sfidave dhe ushtrimin profesional të procesit të kontrollit e që në mënyrë të drejtpërdrejt ndikon në ngritjen e efikasitetit të administratës publike.
Pjesëmarrësit në trajnim do të jenë në gjendje të ndikojnë si katalizatorë të reformës së administratës duke kontribuar thelbësisht në ofrimin e shërbimeve më të mira qytetarëve dhe zbatimin e parimeve bashkëkohore demokratike në veprimtarinë e tyre.