Me punëtori, diskutime, prezantime e vizita përmbyllet Java Ndërkombëtare e Stafit në Kolegjin AAB

19 Maj 2023
The International Staff Week at AAB College is concluded with workshops, discussions, presentations and visits

Java Ndërkombëtare e Stafit në Kolegjin AAB është përmbyllur me përplot aktivitete si: punëtori, diskutime dhe prezantime të ndryshme, ndërsa pjesëmarrësit vizituan qytetet e Gjakovës dhe Pejës. Gjatë ditës së dytë të kësaj jave u mbajt diskutimi me temën “Të mësuarit me në qendër nxënësin brenda paradigmës së të mësuarit gjatë gjithë jetës”, kurse në pjesën tjetër të ditës stafi ndërkombëtar i shoqëruar nga stafi i kolegjit AAB kishin poashtu mundësinë të zhvillonin një vizitë brenda kampusit të AAB-së që të njiheshin më nga afër me infrastrukturën e kolegjit.

Dita e tretë u fokusa në temat “Nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar nëpërmjet hulumtimit shkencor”, “Mbështetja e ndërkombëtarizimit në Arsimin e Lartë nëpërmjet projekteve zhvillimore”, si dhe “Strategjitë tona drejt një arsimi të lartë cilësor”. Në këto aktivitete pjesëmarrësit kishin mundësinë të ndanin praktikat më të mira, sfidat, përparësitë, si dhe të diskutonin për bashkëpunimet e tjera të rradhës. E gjithë kjo u finalizua me një ceremoni certifikimi në fund të ditës së tretë të këtij organizimi.

Përmbyllja e Javës Ndërkombëtare të Stafit u shënua me një vizitë në Gjakovë dhe Pejë ku u njohën më nga afër me traditat dhe kulturën shqiptare.

Share: