Kolegji AAB edhe këtë përmes aktiviteteve studentore shënoi Ditën e Europës, 9 Majin. Përmes përgatitjeve të fituara në këtë tempull të dijes, studentët shpalosën potencialin dhe orientimin e tyre tij drejt vlerave evropiane.
Me këtë rast, studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, të përgatitur nga profesoresha e Edukimit Muzikor, njëherësh dhe prodekane ne këtë fakultet, prof. Elizabetë Qarri, vizituan Shkollën Fillore “Jeronim De Rada” në Ferizaj. Studentët e AAB-së, bashkë me nxënësit e këtij institucioni, realizuan një Kuiz Diturie, i cili kishte për qëllim njohjen mbi vlerat parësore të Bashkimit Evropian, promovimin e diversitetit kulturor dhe paqen, si rrugë të pamohueshme drejt prosperitetit e integrimeve evropiane .
Duke u ofruar modelin e evropianëve të rinj, fëmijët u njohën edhe me emra të spikatur shqiptarë të botës së artit dhe sportit, të cilët janë bërë të njohur në arenën ndërkombëtare, duke bërë krenarë çdo shtetas të Republikës së Kosovës. Aktiviteti u ideua enkas për këta nxënës dhe u shoqërua edhe me lojëra të ndryshme.
Stafi i shkollës “Jeronim De Rada” shprehu falënderimin e tij për studentët dhe Kolegjin AAB, duke uruar që edhe në të ardhmen të vijojnë me bashkëpunime të tilla edukative. Studentët poashtu u ndanë të kënaqur me stafin dhe bashkëpunimin në mes tyre.