Menaxherja dhe Koordinatorja e BERZH për Ballkanin Perëndimor e ftuar si Guest Speaker në Kolegjin AAB

23 Maj 2023
EBRD Manager and Coordinator for the Western Balkans invited as a Guest Speaker at the AAB College

Në kuadër të lëndës “Menaxhimi i Projekteve dhe Investimeve” për studentët e nivelit master të Fakultetit Ekonomik në Menaxhment por edhe atij të Infermierisë në Menaxhment Shëndetësor, nën moderimin e profesor Ilir Rexhepi ishte e ftuar si Guest Speaker Leonora Kusari. Kusari është menaxhere dhe koordinatore regjionale e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Ballkanin Perëndimor (BERZH).

Në këtë ligjëratë Kusari njoftoi studentët e pranishëm lidhur me mbështetjen teknike financiare të projekteve zhvillimore apo investive që BERZH ka në dispozicion për bizneset kosovare dhe ato rajonale për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, por edhe kategoritë specifike të shoqërisë siç janë të rinjtë dhe gratë në biznes.

Studentët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të zhvillojnë diskutime me Kusarin, rreth projekteve të mbështetura deri sot nga BERZH, proceset, procedurat dhe llojet e projekteve teknike dhe financiare që mbështet kjo bankë.

Share: