Me qëllim të ngritjes së njohurive dhe aftësive të studentëve të Fakultetit Ekonomik për mënyrën e komunikimit korrekt në shkresat zyrtare e sidomos me akterë të tregut të punës, Fakulteti Ekonomik ka organizuar trajnimin për zhvillimin e karrierës “Si të përgatitemi për tregun e punës”.
Në kampusin e Ferizajit u mbajt pjesa e dytë, njëherit edhe e fundit e moduli. Ligjëruese në këtë trajnim ishin mësimdhënëset e Fakultetit Ekonomik Brikena Berisha dhe Kosovare Ukshini, të cilat ligjëruan lidhur me përgatitjen dhe ecurinë e intervistës, si procedurë për pranim në vend të punës.
Trajnime të njejta pritet të mbahen edhe në kampusin e Prishtinës dhe Gjakovës, në javët në vijim.