Me qëllim të ngritjes së njohurive dhe aftësive të studentëve të Fakultetit Ekonomik për mënyrën e komunikimit korrekt në shkresat zyrtare e sidomos me akterë të tregut të punës, Fakulteti Ekonomik ka organizuar trajnimin për zhvillimin e karrierës “Si të përgatitemi për tregun e punës”.
Në këtë trajnim, i cili po mbahet nga mësimdhënësit e Kolegjit AAB, janë përfshirë disa module duke filluar nga shkrimi i një CV profesionale, letrës motivuese, kërkesës, ankesës, deklaratës, raportit, etj..
Moduli i parë i trajnimit u zhvillua me studentët e kampusit të Ferizajt, ndërsa bartëse të këtij moduli ishin Kosovare Ukshini dhe Brikena Berisha, mësimdhënëse në Fakultetin Ekonomik.
Trajnimi do të vazhdojë, edhe me module të tjera deri në përmbushjen e planit të plotë në degën e Ferizajt, ndërsa gjatë vitit 2018 trajnimi i njëjtë do të mbahet edhe në kampusin e Prishtinës e Gjakovës.