Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci mban ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB

30 Nëntor 2023
Defense Minister Ejup Macedonci holds a lecture for the students of AAB College

Me temën “Çështjet e sigurisë” është mbajtur ligjërata nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci, me fokus të veçantë te zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.

Maqedonci foli për studentët e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik për rëndësinë që përbën Forca e Sigurisë e Kosovës, si dhe gatishmërinë që duhet pasur në rast të eskalimit të ndonjë situate të caktuar.

Tutje ai u fokusua edhe në aspektin gjeostrategjik, regjional dhe problemet e sigurisë eventuale që mund të hasen në Kosovë. Ndërsa shtoi se sinkronizimi i diplomacisë, informacionit, ushtrisë dhe ekonomisë luan rol në shtyrjen përpara të interesave të vendit.

Ai u pyet nga studentët rreth gjasave të përshkallëzimit në Ballkanin Perëndimor, për rastet e fundit të plaçkitjeve, masat që duhen ndërmarrë për të fituar besimin e qytetarëve, standardet që duhet të plotësoj Kosova për t’u anëtarësuar në NATO, rreth gjykatës së ushtrisë etj.

Mesazhi i Maqedoncit për studentët ishte që pas diplomimit të kalkulojnë dijen e fituar dhe arritja e rezultateve të jetë qëllimi i vetëm që kanë.

Share: