STUDIMI I RI NGA PROFESORËT E KOLEGJIT AAB: MOTIVIMI I PUNONJËSVE DHE NDIKIMI I TIJ NË EFIKASITETIN E PUNËS

13 Tetor 2025

Profesorët e Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Administratës PublikeKolegjit AAB, Prof.Ass.Dr. Besard Belegu dhe Prof.Ass.Dr. Lavdim Terziu, kanë publikuar një artikull shkencor në lidhje me motivimin e punonjësve dhe impaktin e motivimit në efikasitetin e punës, me fokus në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Autorët e studimit kanë analizuar përmes një qasjeje cilësore perceptimet e punonjësve të gjykatës, lidhur me faktorët që ndikojnë në angazhimin dhe performancën e tyre në punë.

Hulumtimi ka treguar se pavarësisht reformave ligjore dhe përmirësimeve infrastrukturore në sistemin gjyqësor të Kosovës, mungojnë mekanizmat e qëndrueshëm për nxitjen e motivimit të stafit. Autorët theksojnë se kultura burokratike, mungesa e vlerësimit meritokratik dhe përjashtimi i stafit nga proceset vendimmarrëse,  mbeten ndër arsyet kryesore që pengojnë rritjen e efikasitetit institucional.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në: https://ajee-journal.com/perceptions-of-employee-motivation-and-its-role-in-work-efficiency-a-qualitative-case-study-in-the-basic-court-of-pristina

Share: