Mundësi për punë praktike nga Akademia e Drejtësisë për studentët e Fakultetit Juridik

29 Maj 2023
Opportunity for practical work from the Academy of Law for students of the Faculty of Law

Njoftohen studentët nga niveli bachelor viti i tretë dhe viti i katërt master nga Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB se Akademia e Drejtësisë do të ofroj mundësi për punë praktike për 3 studentë (pa pagesë). Kohëzgjatja e praktikës është 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe për 3 muaj tjerë. Dokumentet e kërkuara për aplikim janë: CV, letra motivuese dhe certifikata e notave.

Për të aplikuar duhet të merrni aplikacionin në Dekanatin e Fakultetit Juridik, në Kolegjin AAB. Aplikacionit i bashkangjiten dokumentet e kërkuara për punë praktike. Dosja e plotësuar e aplikimit dorëzohet në zyrën Dekanatin e Fakultetin Juridik. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 3 qershor 2023.

Personi kontaktues: Prof. Ass. Dr. Fatmir Qollakaj

Detajet rreth aplikimit dhe kritereve i gjeni më poshtë:

Programi i praktikës – detyrat dhe përgjegjësitë:

•              Mbështet Udhëheqësin e Programit në planifikimin dhe realizimin e programeve trajnuese dhe në mbarëvajtjen e trajnimeve;

•              Siguron mbështetje administrative, duke mbajtur kontakte me trajnuesit dhe pjesëmarrësit në trajnimet;

•              Ndihmon Udhëheqësin e Programit dhe trajnuesit e AD-së në hartimin e programit trajnues;

•              Asiston në planifikimin, organizimin, hartimin, koordinimin dhe vlerësimin e programeve trajnuese dhe planin e punës së AD-së, si dhe harton raporte për mbarëvajtjen e trajnimeve;

•              Kryen edhe punë tjera shtesë sipas nevojës së Institucionit.

Kualifikimet e kërkuara:

•              Kandidati / ja duhet të jetë i diplomuar në Fakultetin Juridik apo student i vitit të fundit;

•              Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;

•              Të ketë aftësi komunikimi me palë;

•              Shkathtësi të mira ligjore në hartim të dokumenteve;

•              Shkathtësi në përdorimin e programeve kompjuterike (Ëord, Excel, Poëer Point);

•              Aftësi për punë në ekip;

•              Njohuria e gjuhës serbe apo angleze do të konsiderohet përparësi;

Share: