Mundësi për punë praktike për të sapodiplomuarit e Kolegjit AAB

23 Tetor 2016

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP),në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), të financuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), MPMS e Kosovës, dhe UNDP, shpall programin Praktikë në Punë (interneship) për mbështetje për personat e sapo diplomuar të papunësuar, në bashkëpunim me ndërmarrjet nga sektori privat.

 

RRETH PROGRAMIT

Programi Praktikë në Punë (internship) ka për qëllim t’u japë mundësinë punëkërkuesve të papunësuar që kanë diplomuar brenda periudhës 12 muaj nga institucionet e arsimit të lartë, që të ndjekin një praktikë 2 mujore në ndërmarrjet e sektorit privat, me qëllim të përkrahjes së aftësimi të praktikës në punë apo edhe punësimit të qëndrueshëm në Kosovë. Programi fokusohet në identifikimin e ndërmarrjeve që kanë potencial të ofrojnë mundësi afatgjate të punësimit. Në mënyrë që të përfitojnë nga programi, kandidatët e papunësuar dhe punëdhënësit duhet të regjistrohen në Zyrën më të afërt të Punësimit. Përveç përkrahjes së punëkërkuesve të papunë në gjetjen e mundësive për praktikë, Programi Praktikë në Punë lehtëson të gjithë procesin e identifikimit dhe përputhjes së punëkërkuesve me kërkesat e kompanive. Duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat përballen kompanitë private në gjetjen dhe angazhimin e stafit të aftësuar që kërkohet për zgjerimin e veprimtarive të tyre afariste, Programi në Punë do të angazhoj ekspertizën e Zyrave të Punësimit për të përputhur secilën pozitë të Praktikë në Punë me punëkërkuesit e përshtatshëm, në harmoni me nevojat dhe kriteret e caktuara nga kompanitë.

 

PROGRAMIT PËR PRAKTIKË NË PUNË REALIZOHET SIPAS HAPAVE NË VIJIM:

Kushtet e Përgjithshme: Punëkërkuesit dhe Punëdhënësit potencial të këtij programi duhet të vizitojnë Zyrën më të afërt të Punësimit, apo të regjistrohen nëse nuk e kanë bërë tashmë këtë.

Hapi i Parë: Punëkërkuesit dhe Punëdhënësit informohen rreth programit të Praktikës në Punë dhe mbi kërkesat e përgjithshme të skemës. Punëkërkuesi këshillohet nga këshilltari i punësimit për tregun e punës sipas profilit te punëkërkuesit, si dhe referohet në masën aktive dhe mundesitë për Praktikë në Punë.

Hapi i Dytë: Këshilltari zyrës së punës identifikon një kompani e cila ofron kushte të përshtatshme për kryerjen e praktikës në profesionin përkatës, sipas profilizimit të punëkërkuesit gjatë procesit të këshillimit.

Hapi i Tretë: ndërmarrjet që shprehin interesim për të pranuar praktikant do t’i dërgohen CV të e 3 (tre) kandidateve sipas profilit të kërkuar nga ndërmarrja.Pas konfirmimit nga ndërmarrja për pranim të ndonjërit prej kandidateve për praktike, këshilltarët në zyrën përkatëse të punësimit do të konsultojnë/ndërmjetësojnë procesin. Pas procesit, përzgjedhjes së kandidatit, nënshkruhet Marrëveshja për Praktikë në Punë ndërmjet praktikanti dhe ndërmarrjes.

 

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Ndërmarrjet

Të drejtë aplikimi kanë:

Bizneset që mund të dëshmojnë se janë të interesuara në ofrimin e punësimit afatgjatë të kandidatëve, do të kenë prioritet.

Aplikimi

Të gjitha ndërmarrjet e interesuar për aplikim duhet të dorëzojnë fizikisht në zyrat e punës ose në formë elektronike dokumentet si në vijim:

 

 

APLIKUESIT ( TË DIPLOMUARIT )

Të drejtë aplikimi për punë praktike (internship) kanë personat që i përmbushin të tre kushtet si në vijim:

Renditja dhe përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet përmes notës mesatare, duke filluar me ata me notë mesatare më të lartë.

 

Prioritet do të kenë:

 

Aplikimi

Dokumentet e nevojshme për aplikim për programin Praktikë në Punë janë:

Të gjithë personat e interesuar duhet të regjistrohen në Zyrat e Punësimit në komunat e tyre përkatëse. Rastet e konfliktit të interesit me palët e përfshira dhe vendimmarrësit e Praktikë në Punë nuk kualifikohen që të përfitojnë nga programi.

 

MBËSHTETJA FINANCIARE

Kostoja e praktikës për praktikantë do të mbulohet nga Programi. Pagesat i bëhen drejtpërdrejtë praktikantit me transferim bankar. Pagesat bëhen në baza mujore në vlerë prej 100 euro (NETO) për muaji. Kandidatët të cilët përfundojnë praktiken dy mujore do të pajisen me certifikatë për përfundimin e praktikës.

 

AFATI PËR APLIKIM

Data e aplikimit : 14 deri 31 Tetor, 2016, nga ora 09:00 – 16:00, në zyrën më të afërt të punësimit.

 

Për më shumë informacione shkarkoni broshurën këtu

Etiketa:

Share: