Naim Rexha, alumni i AAB-së, sot zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës

9 Mars 2015

Naimi, për gazetën “AAB Alumni” thotë: “Përshtypje gjatë studimeve më  kanë lënë programet tejet bashkëkohore të studimeve, rendi dhe rregulli në ambientet e universitetit përcjellë me infrastrukturën për plotësimin e të gjitha nevojave të studentëve. Mua më kanë ligjëruar vetëm profesorët nga Sarajeva, të cilët i falënderoj shumë për dijen e transmetuar, dhe nga ta kam  përfituar shumë, sidomos në përmbajtje të aspektit të menaxhimit strategjik me organizatën policore”.

 
Naimi gjatë studimeve master diplomon me temën “Komunikimi gjatë krizave në shoqërinë bashkëkohore”. Deri më sot ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore dhe ka prezantuar një varg të punimeve shkencore profesionale.

Share: