Nata e fundit e PITF2018, sjellë shfaqjen nga Kosova “Holly Shit”

5 Dhjetor 2018

Pas rrugëtimit të suksesshëm të shfaqjeve konkurruese në kuadër të “Prishtina International Theater Festival”, sonte vjen shfaqja e fundit nga Kosova “Holly Shit”, me regji të Ilir Bokshit.

Shfaqja është një tragjikomedi për një qytezë-provincë e cila “pushtohet” nga një produksion hollivudian të cilët vijnë për të xhiruar një film. Në qendër të storjes janë Çarlli Konllon dhe Xhejk Kuin, të cilët sikurse shumica e banorëve të qytezës, janë punësuar si statistë filmi.

Rolet kryesore në këtë shfaqje luhen nga Ylber Bardhi dhe Adrian Morina.

Në konferencë për media ass.regjisori i kësaj shfaqje Butrint Pasha tha se presin që të kenë paraqitje dinjitoze gjatë përformimin të kësaj shfaqje.

Ndërsa, aktori i shfaqjes, Ylber Bardhi, tha se kjo shfaqje sa herë është luajtur në trojet shqiptare ka korrur sukseset e pritura, kjo sepse sipas tij në këtë shfaqje shtjellohet një tëmë që është aktuale edhe për aktorët shqiptar.

“Kjo është hera e dhjetë ose e dhymbëdhjetë që këtë shfaqje po e luajmë në trojet shqiptare, ngado që kemi shkuar në Kosovë është pritë jashtëzakonisht mirë nga publiku, këtë pjesë teatrale gjithashtu e kemi luajtur edhe në AAB, që me këtë rast shrytëzoj rastin ta falendoj edhe Kolegjin AAB për mundësitë e mëdha që ofron” shtoi Bardhi.

Shfaqja “Holly Shit”, vjen sonte nga ora 19:00, ndërsa, pas shfaqjes në ora 20:30 organizohet edhe Ceremonia Solemne e ndarjes së çmimeve të PITF2018.

Share: