Ndahen certifikatat për studentët që ishin pjesë e projektit “Ndikimi i BE-së në ndërtimin e paqes, pajtimit dhe demokratizimit në Kosovë”

12 Mars 2024
Certificates are distributed to students who were part of the project "The impact of the EU on the construction of peace, reconciliation and democratization in Kosovo"

Sot është bërë ndarja e certifikatave për gjeneratën e dytë të studentëve që kanë përfunduar me sukses modulet “Ndikimi i BE-së në Kosovë”, në kuadër të projektit “Ndikimi i BE-së në ndërtimin e paqes, pajtimi dhe demokratizimi në Kosovë”, të financuar nga aksioni Jean Monnet i programit Eramus+ të Bashkimit Evropian.

Ceremonia e ndarjes së certifikatave u hap nga koordinatori i projektit profesor Bashkim Rrahmani, i cili bashkë me zyrtaren nga Zyra për Zhvillim të Projekteve Qëndresa Kukaj iu drejtuan pjesëmarrësve gjatë ceremonisë duke i përgëzuar studentët për përfundimin e suksesshëm të moduleve, si dhe për pjesëmarrjen aktive në zhvillimin e këtij projekti.

Në këtë ceremoni, studentëve iu dha mundësia për një diskutim të hapur dhe shkëmbim të përvojave të tyre në kuadër të këtij projekti. Përveç vlerësimit pozitiv për këto module, studentët theksuan gatishmërinë e tyre për angazhim të mëtejshëm në aktivitetet e këtij projekti dhe projekteve tjera.

Share: