NDI vazhdon bashkëpunimin me studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB edhe këtë vit

4 Mars 2019

Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB edhe këtë vit do të jenë pjesë e ekipit organizativ, në realizimin e “Javës së Gruas 2019”, që organizohet nga National Democratic Institute nga ShBA.

Bashkëpunimi disa vjeçar i Kolegjit AAB me këtë organizatë të rëndësishme amerikane në Kosovë, do të vazhdojë sërish, dhe kjo falë angazhimit dhe profesionalizmit të treguar nga studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Kjo u konfirmua në takimin e mbajtur në mes të dekanatit dhe studentëve me menaxherin e programit të NDI-së në Kosovë, z.Pajtim Gashi, me ç’rast u njoftuan me aktivitetet e NDI-së me të cilët do të angazhohen edhe studentët tanë.

Palët u shprehën të kënaqura me bashkëpunimin e deritashëm duke konfirmuar angazhimin dhe pjesëmarrjen e mëtejme të studentëve në programin e praktikës që e ofron NDI.

Kujtojmë se NDI është një organizatë amerikane e cila punon në Kosovë që nga viti 1999 në zhvillimin e demokracisë, bordi i të cilës udhëhiqet nga Madeleine Albright.

 

 

Share: