Në AAB mbahet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Qëndrueshmëria ekonomike e vendeve të Ballkanit dhe sfidat integruese”

2 Qershor 2017

Fakultetit Ekonomik i Kolegjit AAB, në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD), Odën Ekonomike të Kosovës dhe Institutin për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim-Ulqin, organizojnë Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Qëndrueshmëria ekonomike e vendeve të Ballkanit dhe sfidat integruese”.

Hapja solemne e punimeve të Konferencës ICBES 2017, do të bëhet të shtunën, më 3 qershor 2017, në orën 10.00, në Teatrin AAB “Faruk Begolli” të Kolegjit AAB, në Prishtinë, ndërsa punimet do të zhvillohen gjatë tërë ditës në sesione të ndara.

Pjesëmarrës në konferencë do të jenë një numër i madh i studiuesve nga shumë vende të rajonit e më gjerë.

Pjesëmarrjen në hapjen solemne e kanë konfirmuar edhe përfaqësues të lartë të Republikës së Kosovës.

Për më shumë informacione rreth programit të konferencës, klikoni linkun zyrtar të konferencës, http: http://konferencat.aab-edu.net/icbes2017/

Konferenca është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Ju mirëpresim!

Share: