Në AAB Summer Project, u shtjellua tema: Nga dilemat deri tek rezultatet e një hulumtimi shkencor. Si t’iu japim përgjigje pyetjeve hulumtuese

2 Korrik 2021

Aktiviteti i radhës në kuadër të AAB Summer Project, që ka mbledhur rreth vetes studentë nga Fakultetet e Psikologjisë, të Shkencave Kompjuterike e të Komunikimit Masiv, solli një ligjëratë tematike profesorët tani më të dëshmuar në punën hulumtuese shkencore siç janë: Fitim Uka, PhD, Shpend Voca, PhD dhe Arian Musliu, PhD cand.

Karakteristikat e studimeve ndër-seksionale të përshtatshme për analiza deskriptive dhe analiza të thjeshta lineare, ishte tema për të cilën ligjëroi Arian Musliu. Ndër të tjerash ai theksoi mundësinë e studimeve ndër-seksionale në Kosovë duke u mbështetur në faktin se jemi shtet në zhvillim në qendër të Ballkanit (EU) me një moshë mesatare shume të re.

Ndërsa Shpend Voca trajtoi temën e P-hacking, që sipas tij në procesin e analizës statistikore manipulohet, në mënyre jo të drejtë vlera e përgjithshme e p-së. Sa i përket, analizave është tërhequr edhe një paralele në mes SPSS (Paketa Statistikore për Shkencat Sociale) dhe Studios R dhe Mplus. Këto dy softuere, si trendët e fundit të përdorura për analiza statistikore kanë disa përparësi sepse ofrojnë analiza më të thella sesa mund të ofrohen me SPSS.

Ndërsa, prof. Fitim Uka ka ndarë edhe përvoja vetanake nga puna hulumtuese për t’i bërë matjet më të sakta duke ditur që definicionet nga fusha e psikologjisë mund të variojnë mes vete dhe jo të gjitha mund të marrin përgjigje me një metodë të vetme shkencore.

Ky sesion u moderua nga prodekanja Mimoza Kamberi, e cila po ashtu ka udhëhequr edhe diskutimin në mes studentëve dhe panelistëve, dhe krejt në fund u paralajmërua aktiviteti i radhës në kuadër të këtij projekti, që do të mbahet me datë 09 korrik 2021.

Share: