Në AAB u diskutua për sinjalizuesit e korrupsionit dhe mbrojtjen e tyre

20 Dhjetor 2019

Praktikat e sinjalizimit dhe mbrojtjes së sinjalizuesve të korrupsionit, ishte tema e diskutimit në ligjëratën e përbashkët të studentëve të Fakultetit Juridik e të Komunikimit Masiv, e që u organizua në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Drejtësi.

Me këtë rast, u shfaq edhe filmi dokumentar i autorit e producentit Betim Musliu “Sinjalizuesit e korrupsionit”, në të cilin tregohen praktikat e mira të sinjalizimit të shkeljeve dhe mbrojtjes së sinjalizuesve, të cilat i referohen rasteve të hulumtuara në disa shtete në ShBA, si në Washington DC, New York, Chicago dhe Miami.

Studentët u informuan po ashtu edhe për Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, të cilin vendi ynë e ka miratuar tash e një vit, e i cili konsiderohet ligj i avancuar përmes të cilit mundësohet sinjalizimi në sektorin publik dhe privat si dhe mbrojtja e sinjalizuesve.

 

 

Share: