Fakulteti i Shkencave Sociale ka organizuar konferencën e dytë studentore, në të cilën me punimet e tyre po marrin pjesë studentët e tre degëve të Kolegjit AAB.
Në hapje të konferencës, dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, prof. dr. Hysen Kasumi përgëzoi studentët për punën e palodhshme gjatë përgatitjes së punimeve prezantuese. Ai gjithashtu shtoi se Kolegji AAB në vazhdimësi po kontribuon në ngritjen e nivelit të hulumtimeve shkencore.
Në këtë konferencë u trajtuan tema si: Vlerësimi i arritjeve edukative dhe përparimit të fëmijëve i bazuar në kompetenca, Psikoanaliza dhe arti, Numri i madh i fëmijëve në raport me edukatore në edukimin parafillor, Benifitet dhe sfidat e edukimit të fëmijës, etj..
Për studentët kjo konferenca ishte e mirëseardhur. Ata gjithashtu shprehën gatishmëri për të mbështetur aktivitete të tilla edhe në vazhdimësi.