Në AAB u promovua libri “Mashtrimi i madh” i autorit Bardhyl Mahmuti

9 Dhjetor 2015

Sot në Kolegjin AAB në Prishtinë, u bë promovimi i librit “Mashtrimi i madh”, i autorit Bardhyl Mahmuti. Këtë libër e ka botuar Shtëpia Botuese “Çabej”. Ky libër i ka 600 faqe, që është i sistemuar në dy pjesë, përkatësisht në tërësi ka dhjetë kapituj.

 “Ky libër, që është i pashoq në krijimtarinë faktike kosovare dhe gjithëshqiptare, karakterizohet me dendësinë e dëshmive argumentuese dhe bindëse përmes dëshmitarëve okular dhe aktorëve dhe veprave vrastare të kryera në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera prof. dr. Ramë Buja, i cili më pastaj shtoi se ky libër ka veçanti dalluese, sepse lexuesi mrekullohet sidomos me formën e vjeljes së fakteve të atyre që kanë shkaktuan tragjedinë në këto troje. Me një fjalë autori ka kurajën që të argumentojë kujdesshëm vërtetësinë e të ndodhurave të të gjitha masakrave gjenocidale në Kosovë, përfundoi Buja.

Ndërsa prof. Fatmir Arifi, duke folur për librin “Mashtrimi i madh”, tha se motivimi për t’u shkruar ky libër qëndron në dy ngjarje që e bëri të domosdoshëm daljen e këtij libri në gjuhën shqipe dhe në disa gjuhë të huaja. Në fakt, arsyeja kryesore qëndron në ndriçimin e fakteve se në Kosovë ka ndodhur gjenocid i shkaktuar nga shteti serb, kurse arsyeja e dytë është që ky gjenocid edhe sot po synohet të modifikohet nga qarqe të ndryshme. Zotri Arifi ka shtuar se ky libër përmban një vlerë të madhe historike, juridike dhe sociologjike për sa i përket analizës së saktë kronologjike dhe zbulimit të ngjarjeve në dekadën e fundit të shekullit që lamë pas.

Duke i falënderuar të pranishmit, e ne veçanti profesorët dhe studentët e AAB-së, por edhe të ftuar të tjerë, autori i librit, Bardhyl Mahmuti ka thënë se tre kapitujt e parë të pjesës së parë të librit tim që trajtojnë çështjen e gjenocidit në Kosovë, i kushtohen tri rasteve më të mediatizuara të vrasjeve së civilëve: “Rastit të Kleçkës”, “Rastit në kafenenë Panda” dhe “Rastit zë Reçakut”. Ndriçimi i këtyre tri ndhodhive, si dhe vrasjet gjatë operacionit “Patkoi”, mundësojnë të shihen të gjitha pasojat e luftës në Kosovë si rezultat i politikës gjenocidale, që e zbatoi shteti serb ndaj shqiptarëve. Në fund autori ka tha se çdokush që do ta lexoj këtë libër do të kuptoj se kush në fakt qëndron prapa vrasjes së civilëve në Kosovë, dhe se çka përmbajnë listat e krimeve që i mëvishen UÇK-së, etj.

Në fund të promovimit të librit u zhvillua një debat mjaft interesant në mes të studentëve dhe autorit të librit, ku kryesisht u debatua përmbajtja e librit dhe ngjarjet që pasqyron libri. 

Share: