Në degën e AAB-së në Gjakovë, u mbajt debati në temën “Sfidat e karrierës”

11 Prill 2017

Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB, dega në Gjakovë, organizoi debatin në temën “Sfidat e karrierës”  ku të ftuar në panel ishin dy ndërmarrës nga qyteti i Gjakovës. Në këtë organizim ku të ftuar ishin z. Butrint Batalli, pronar i ndërmarrjes “Inova”z. Fatos Stavileci, bashkëpronar i ndërmarrjeve “Ati-Kos” dhe “Fiberlink”, u diskutua për sfidat e këtyre kompanive në të bërit biznes.

Z. Batalli, u fokusua në aspektet e zhvillimit dhe rritjes së mëtejme të biznesit të tij, se si paraprakisht ka hulumtuar kërkesat e tregut, si i ka siguruar fondet për rritje, si ka investuar dhe si ka depërtuar në treg me produktet e tij të reja.

Ndërsa z.Stavileci,  nga ana e tij tregoi sfidat e të bërit biznes nga pozita e fillestarit, që do të thotë se si fillimisht kompanitë e tij kanë shikuar se në cilat shërbime të telekomunikimit ata mund të bëjnë diferencën në treg, në krahasim me konkurrencën e fortë që ka ekzistuar sikurse Ipko, Kujtesa, PTK, etj..

Me të përfunduar debati,  studentët bashkë më mysafirët vizituan ndërmarrjet “Inova” dhe “Gorenje Elektromotori” të cilët nga afër patën rastin të shohin funksionimin e një kompanie prodhuese kosovare etj..

Share: