Në Kolegjin AAB filloi semestri veror 2018/19

28 Shkurt 2019

Kolegji AAB, institucioni më i madh jopublik në rajon, ka nisur sot semestrin veror 2018/19, në të gjitha programet studimore të nivelit baçelor.

Pas përfundimit me sukses të semestrit dimëror dhe afatit të provimeve të janarit, studentët iu kthyen sërish kampuseve në Prishtinë, Ferizaj e Gjakovë, duke sjellë gjallërinë , dinamikën dhe entuziazmin e munguar gjatë këtyre ditëve të pushimit semestral.

Ajo që e bën më të veçantë fillimin e semestrit veror në Kolegjin AAB është edhe fakti se janë qindra studentë të cilët i janë bashkuar AAB-së, përmes procesit të transferimit.

Ndryshe, semestri veror në Kolegjin AAB krahas procesit mësimor do të sjellë edhe një sërë projektesh të tjera, si ligjërata me profesorë vizitorë nga universitetet më të mira ndërkombëtare, konferenca shkencore, trajnime e punëtori, por edhe praktika të shumta profesionale për studentët, si dhe festivale të cilat për AAB-në tashmë janë bërë tradicionale.

Kolegji AAB të gjithë studentëve, stafit akademik dhe bashkëpunëtorëve të vet ua uron semestrin veror dhe iu dëshiron shëndet dhe suksese!

 

Share: