Në Kolegjin AAB filloi trajnimi i stafit akademik për avancimin e metodologjisë së mësimdhënies

16 Shkurt 2018

Stafi akademik i Kolegjit AAB, sot ka filluar trajnimin e radhës për avancimin e metodologjisë së mësimdhënies.

Trajnimi synon ngritjen e shkathtësive pedagogjike për mësimdhënie dhe vlerësimin e studentëve, me qëllim të ngritjet së cilësisë së studimeve në Kolegjin AAB.

Trajnimi përbëhet nga module të veçanta ndërsa temat të cilat do të të diskutohen gjatë këtij trajnimi janë: të menduarit kritik në arsimin e lartë, të nxënit e përzier (blended learning), konteksti i vlerësimit të studentëve, informatat kthyese dhe vlerësimi, rezultatet mësimore dhe ndërlidhja me metodologjinë, parimet e të nxënit të të rriturve, etj…

Trajnimi do të zgjasë tre ditë, ndërsa do të ligjërojnë njohës të dëshmuar dhe trajnerë të certifikuar, si prof. dr. Bardhyl Musaj, prof. dr. Nikoleta Mita, prof. ass. Shemsedin Vehapi dhe prof. ass. Xhavit Rexhaj. 

Ngritja e cilësisë në studimeve, është një nga objektivat kryesore të Kolegjit AAB, andaj trajnimet për stafin akademik në hap me trendet bashkëkohore të arsimit të lartë, si në asnjë institucion tjetër vendor, janë veçanti e Kolegjit AAB.

Share: