Në Kolegjin AAB hapet ekspozita “Li gjurmë për paqe”

30 Maj 2017

Pikturat dhe mesazhet e mbledhura nga qytete të ndryshme të Kosovës si Fushë Kosovë, Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë, qëndruan për tri ditë në hapësirën e dedikuar për aktivitete të tilla në Kolegjin AAB.

Ngjyrat e ndryshme dhe mesazhet ngacmonin kureshtjen e studentëve dhe profesorëve për t’u afruar. “Studentët janë targeti ynë,fatmirësisht janë mjaft të interesuar dhe janë shumë kureshtarë të dinë për secilën pikturë, kush e ka pikturuar dhe çfarë ka dashur të na tregojë përmes saj”- tha njëri nga anëtarët e fushatës “Unitet for Peace”.

Anëtarët u shprehën se poskënaqësisë të qëndrosh në mesin e gjithë atyre pikturave e mesazheve paqësore, qe edhe pak vështirë të përpiqesh të hysh në botën e pikturuesit dhe të flasësh për atë se si ai e sheh një botë paqësore.

“United for Peace” është fushatë që ka për qëllim vetëdijesimin e të rinjve kundër ekstremizmit. Përmes aktiviteteve të ndryshme paqësore dhe të bukura kanë arritur të përhapin shumë fushatën e tyre edhe ne rrjete sociale.

Share: