Në Kolegjin AAB u hap ekspozita për nder të Ditës së Flamurit

24 Nëntor 2016

Për nder të festës së Flamurit Kombëtar, 28 Nëntorit,  në ambientet e Kolegjit AAB, u hap ekspozita me veprat dhe punimet e studentëve të vitit IV, të Fakultetit të Shkencave Sociale/Përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve, në kuadër të lëndës “Punë dore me modelim”  te mësimdhënësja  prof. Elizabetë Musliu. Në hapje të ekspozitës, përveç studentëve dhe stafit akademik të Kolegjit AAB morën pjesë edhe fëmijët e  Kopshti “Bardha”  dhe fëmijët e nivelit parashkollor të “The Britsh School of Kosova”.

Dekani i këtij fakulteti prof. dr. Rrustem Buzhala,  pasi shprehu urimet për Ditën e Flamurit dhe për vlerësimin dhe hapjen e kësaj ekspozite,  theksoi se studentët do të kenë  mbështetje  të vazhdueshme për organizimin e aktiviteteve  të tilla.

Edhe fëmijët prezentë, u ndanë të kënaqur nga ky organizim i studentëve të AAB – së, ndërsa  edukatoret e të dyja kopshteve thanë se janë shumë të kënaqura  për aktivitetin  e organizuar dhe shprehën  interesimin e tyre që ky bashkëpunim të vijojë edhe në të ardhmen.

Në fund të këtij aktiviteti u shfaq edhe një program artistik, ku fëmijët recituan dhe kënduan këngë me përmbajte nga festa  e 28 Nëntorit, duke e dëshmuar përgatitjen e tyre edukative dhe kulturore.

Studentët e AAB-së  ndërkaq i shpërblyen fëmijët e të dyja kopshteve të cekura me lartë  me nga një dhuratë simbolike.          

Ekspozita është organizuar  nga koordinatorja  Alberita  Bytyqi, dhe do të jetë e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të shohin në objektin V, të Kolegjit AAB.

Share: