Përfundoi punimet Konferenca shkencore ndërkombëtare për komunikimet dhe mediat “Informacioni global dhe kulturat kombëtare”- e cila u organizua nga Fakulteti i Komunikimit Masiv i Kolegjit AAB në bashkëpunim me Departamenti e Gazetarisë dhe Komunikimit të Universiteti (publik) të Tiranës, IPAG Shool të Parisit dhe Ecole Superieure de Journalisme të Parisit, e cila u mbaj në Kolegjin AAB .
Tashmë tradicionale , kjo konferencë ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm te akademikët, studiuesit dhe profesionistët e kësaj fushe jo vetëm vendi por edhe nga shtetet tjera si: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Franca etj.
Me rastin e hapjes së punimeve të konferencës, rektori i Kolegjit AAB, prof. dr. Lulzim Tafa, tha se duke e kuptuar rolin shkencës ne përgjithësi, AAB-ja si institucion i Arsimit të lartë i ka kushtuar rëndësi të veçantë ngritjes së kapaciteteve të brendshme për të avancuar këtë komponentë mjaftë të rëndësishme për shoqërinë tonë. Ndërsa Hisen Bytyqi, këshilltar i Ministrisë së Arsimit, i cili foli në emër të ministrit Arsim Bajrami, tha se kjo ngjarje është shumë e rëndësishme për shkak se të arriturat shkencore dhe kontributet e botuara nuk janë të shpeshta në Kosovë.
Dr. Cecile Vrain, drejtoresha për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Ecole Superieure de Journalisme në Paris, në fjalën e saj falënderoi bashkëorganizatorët e kësaj konference duke thënë se për të është nderë dhe kënaqësi që është pjesëmarrëse dhe bashkëorganizatore e kësaj konference shkencore. “ Përmes AAB-së institucioni ynë i ka fut këmbët në Ballkan” u shpreh ajo. Në fjalimin e saj ajo foli për historikun e shkollës së gazetarisë në Paris “Ecole Superieure de Jurnalisme” (ESJ), e cila është edhe shkolla e kësaj lëmie më e vjetra në botë, e themeluar në fund të shekullit të XIX. Dr. Vrain tha se në të ardhmen synojmë të bashkëpunojmë edhe me Kolegjin AAB.
Në hapjen solemne, drejtuesi i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, prof. dr. Artan Fuga, pasi përshëndeti të pranishmit mbajti një fjalim me temën “Modeli i një bashkëpunimi mes dy agjencish Kosovë- Shqipëri”. Ai tha se kjo është konferenca e dytë shkencore e gazetarisë që e bëjnë bashkë në bashkëpunim me Kolegjin AAB, pas atij që u mbajt në Tiranë, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Kuvendin Shqiptar, ku si temë kishin “Histori e medias dhe mediatizimi i historisë. E kemi bërë në bashkëpunim me Kolegjin AAB në Tiranë, në Kuvendin e Shqipërisë, dhe si rezultat doli një punim mbi 600 faqe me shumë arritje për të fiksuar në letër historinë aq sa u zbulua e medias shqiptare”. Prof. Fuga foli edhe bashkëpunimin ndëruniversitar Kosovë- Shqipëri, në fushën e gazetarisë.
Seancën plenare e moderoi assoc. prof. dr. Bashkim Gjergji, ku me kumtesat tyre u paraqitën një varg studiuesish nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.
“Përfundimi është se “hapësirat nënlokale” e lajmit në mediat qytetare digjitale sigurisht ka të bëjë me hapësirat fizike, më përmasat në hapësirë të ngjarjes që raportohet, por mbi të gjitha ajo është universit tematik social i individit dhe i grupeve shoqërore jomedeomos me vazhdimësi fqinjësh fizike, është informacion mbi një ngjarje të ndodhur në hapësirë të kufizuar dhe me sjellje të përditshme të qytetarëve , por me interes të gjerë , si edhe bazohet mbi metafora që evokojnë hapësira të ngushta individuale ose grupore ku lëviz ne jetën e përditshme qytetari” ka thënë prof. dr. Artan Fuga, në kumtesën e tij “Kuptimi i lajmit « nënlokal » në mediat sociale”.
Ndërsa dr. Cecile Vrain, në kumtesën e saj “Vendi i femrës në mediat franceze”, tha se kjo temë në mediat franceze në Francë është një temë aktuale. “Studimi jep dorë që të nxjerrë përfundimin se sot duket e mundshme që të themi që gjendja e femrës në media, cilado qofshin ato, po përmirësohet dalëngadalë. Qoftë në raport me numrin e gazetarëve në post me përgjegjësi, ose qoftë me praninë e femrave në media. Ligjvënësi ka qenë i detyruar të intervenoj për ta çuar gjendjen përpara, e cila duket se nuk do të kishte lëvizur”.
Me kumtesat e tyre në seancën plenare u paraqitë; prof. dr. Ibrahim Berisha dr. Derek Elzein, Paris Descartes – Sorbonne, “Mediat perëndimore dhe ndikimi i tyre te të tretët(1) : Rasti i medieve në SHBA”, assoc. prof. dr. Mark Marku “Tregu i përbashkët mediatik albanofon mes realitetit dhe utopisë”.
Përveç seancës plenare punimet e konferencës u zhvilluan në disa sesione, ku prezantuan mbi 51 pjesëmarrës – akademikë dhe profesionistë të fushës përkatëse, dhe të moderuar prof. dr. Artan Fuga, prof. dr. Hamit Boriçi, prof. asoc. dr. Ibrahim Berisha dhe dr. Hasan Saliu, prof. asoc. dr. Mark Marku dhe dr. Jonila Godole etj,
Në konferencë u prezantuan edhe një varg punimesh e hulumtimesh të studiuesve të rinj, mësimdhënës universitarë dhe të institucioneve partnere të AAB-së dhe studentë të këtyre profileve. Konferenca e shkencore ndërkombëtare në temën ““Informacioni global dhe kulturat kombëtare” është organizuar në kuadër të Manifestimit “Ditët e AAB-së, 2015”.
Punimet e prezantuar në konferencë mund ta shkarkoni në linkun: