Në Kolegjin AAB u mbajt ligjëratë për tregun e letrave me vlerë

30 Mars 2019

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë, Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës organizuan ligjëratë me përfaqësues të BQK-së, mbi funksionimin e tregut të letrave me vlerë në funksion të edukimit financiar si dhe rreth mënyrës së organizimit dhe mbajtjes së ankandeve të letrave me vlerë.

Shkendije Nahi, Drejtoreshë në Departamentin për Menaxhimin e Mjeteve në BQK, njoftoi studentët rreth instrumenteve financiare të borxhit, zhvillimeve në tregjet financiare me fokus të veçantë zhvillimin e tregut të letrave me vlerë në qeveri.

Studentët mësuan se cilat institucione financiare janë pjesëmarrëse në tregun primar të letrave me vlerë, ata gjithashtu u informuan për instrumentet në tregun e letrave me vlerë, rëndësinë e zhvillimit të tyre, rregulloret dhe marrëveshjet e riblerjes si dhe kalendarin e letrave me vlerë.

Ndërsa, profesoresha e lëndës Institucionet Ndërkombëtare Financiare në Fakutetin Ekonomik, Florije Miftari tha se organizimi i ligjëratave të tilla nga BQK-ja për studentët e drejtimi të Ekonomisë ka ndikim të jashtëzakonshëm në mësimnxënje.

Share: