Në Kolegjin AAB u shfaq dokumentari “N’ shpi t’ re”

16 Janar 2016

Para studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe të Arteve të Kolegjit AAB, u shfaq dokumentari “N’shpi t’re- paraprojekcioni” (KlanKOSOVA), i autorit Astrit Nixha, producent Bujar Berisha.

Gjatë dokumentari u shfaqën pamje të shumta gjatë rikonstruimit të ish- Fabrikës së Amortizatorëve, tani objekt i ri i Televizionit Klan Kosova, duke filluar nga dita e parë e punës e deri në përfundim të këtij objekti.

Ajo çka u pa me rëndësi gjatë dokumentarit ishte ripërdorimi i materialeve ekzistuese për të treguar historinë lokale, se si tullat e vjetra, tullat e shtëpive të djegura gjatë luftës së fundit në Kosovëjanë përdorur për murin e brendshëm, dhe riciklimi i disa materialeve të tjera.

Studentët e Kolegjit AAB, u shprehën shumë të kënaqur me realizmin e një objekti dhe dokumentari të tillë, duke marrë njohuri të shumta se si mund të fillohet dhe përfundohet në mënyrë të suksesshme një projekt i tillë.

Në fund të shfaqjes së dokumentarit u zhvillua edhe një debat, ku studentët e AAB-së parashtruan pyetje të cilave iu përgjigj producenti Bujar Berisha.

Dokumentari në fjalë pritet që së shpejti të shfaqet edhe në Kino ABC, në Prishtinë dhe në vende të tjera.

Share: