Në kuadër të #GEW2021, studentët e AAB-së u trajnuan nga ekspertë të njohur për të bërit biznes

11 Nëntor 2021

Në kuadër të JGN-së #gewkosovo2021 , në Kolegjin AAB, u mbajt punëtori njëditore e organizuar nga UN Women dhe Fakulteti Ekonomik, e që kishte për qëllim ngritjen dhe zhvillimin e aftësive të studentëve për të hartuar planet e bizneseve, të njohin procesin buxhetor në Republikën e Kosovës si dhe të njohin në mënyrë specifike bazën ligjore të të bërit biznes në Kosovë.

Në këtë trajnim studentët mësuan edhe për kushtet e marrëdhënieve tregtare ndërkombëtare të Kosovës me vendet tjera të Evropës dhe botës.

Studentët patën rastin që përmes kësaj punëtorie të mësojnë nga ekspertë të njohur të kësaj fushe, si Shkëndije Himaj, Salvador Elmazi e Sytrime Dervisholli.

Ekspertët e ftuar në këtë trajnim për studentë, ndanë edhe përvojat e tyre konkrete lidhur me tematikat në fjalë si dhe shembuj praktikë të regjistrimit të bizneseve, hartimit të planeve të bizneseve, për çfarë studentët edhe u patë rastin të bëjnë ushtrime dhe detyra specifike rreth tematikave në fjalë.

Trajnime dhe punëtori të këtilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të studentëve dhe dhënies së informatave të rëndësishme që ata ta kenë shumë më të lehtë materializimin e njohurive të fituara gjatë studimit.

Share: