Me qëllim të promovimit të grave, integrimit dhe kontributit të ekonominë e Kosovës përmes ndërmarrësisë dhe promovimit të aktiviteve, në kuadër të shënimi të Javës Globale të Ndërmarrësisë (#GEW2021 #gewkosovo2021),
Kolegji AAB në bashkëpunim me UN Women, organizoi tryezë diskutimi me gra nga radhët e komuniteve joshqiptare.
Sanija Murati, drejtoreshë e OJQ “Lady” ndau me të pranishmit storien e krijimit të një OJQ-je që ka për qëllim të ndihmojë gratë dhe të rinjtë të rigjejnë veten në tregun e punës, të trajnohen, socializohen dhe të marrin edhe këshilla psikologjike, veçanërisht pas pandemisë.
Znj.Murati tregoi se shumë nga bizneset e vogla në qytet, si ëmbëltoret, janë krijuar falë trajnimit dhe përgatitjes së grave pikërisht nga OJQ “Lady”.
Ajo potencoi se organizata e saj është gjithëpërfshirëse dhe nuk bazohet në baza etnike. Ajo çdoherë është trajtuar mirë nga shqiptarët, falë edhe qasjes së saj miqësore e proaktive në shoqëri.
Përvojë interesante dhe inspiruese me studentët e Fakultetit Ekonomik ndau edhe znj.Hava Abdullahu, një ndërmarrëse e suksesshme dhe një qytetare aktive që ka integruar edhe shumë gra të tjera në aktivitete trajnuese e ndërmarrëse.
Përkundër mungesës së shkollimit, izolimit, kushteve jo të mira financiare, paragjykimeve familjare e shoqërore dhe mungesës së lidhjeve, ajo ka gjetur mënyrën që të përfitojë nga mundësia e trajnimeve dhe ndihmave dhënë nga OJQ e organziata të huaja dhe të fillojë biznesin e saj.
Në këtë tryezë diskutimi mori pjesë edhe gazetarja e televizionit publik të Kosovës RTK, Aleksandra Jovanoviq, nga komuniteti serb, e cila theksoi se diversitetin e sheh si vlerë dhe punën mes komunitetesh si ambient të natyrshëm dhe se ndihet e integruar dhe e pranuar në shoqëri.
Në fund të prezantimit të fjalës së penalistëve, studentët patën mundësi për pyetje dhe diskutime.