Në shënim të Ditës Olimpike Ndërkombëtare, studentët e AAB-së u ngjitën në majën e Lubotenit

23 Qershor 2021

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB ka shënuar 23 Qershorin, Ditën Olimpike Ndërkombëtare, me ngjitje në majën e Lubotenit.

Kjo majë llogaritet si një ndër pikat më të larta në vendin tonë me një lartësi mbidetare prej 2,498 metrash.
Në ekspeditën e organizuar me këtë rast, e që për Kolegjin AAB tashmë ka kaluar në traditë të përvitshme, morën pjesë profesorë dhe studentë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit. Këtë vit ky aktivitet u mbështet edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Shënimi i Ditës Olimpike Ndërkombëtare me ngjitje në majën e Lubotenit, ishte edhe një paralajmërim për sfidën dhe ekspeditën e radhës, sepse në muajin korrik studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit do të përshkojnë majën më të lartë në Alpet Shqiptare, Majën e Gjeravicës me lartësi mbidetare 2,656 metra.

Share: