Nënshkruhen kontratat e para të studentëve të Fakultetit të Infermierisë me Spitalin Psikiatrik në Emmendingen

22 Mars 2022

Studentët e Fakultetit të Infermierisë së Kolegjit AAB, pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim janë pajisur sot me kontrata nga punëdhënësi i tyre Spitali Psikiatrik në Emmendingen.

Studentët e Programit për Karrierë dhe Punësim, të cilët para një muaji janë intervistuar nga z.Jeton Himaj, Drejtor i Infermierisë në Qendrën Psikiatrike Emmendingen të cilët kanë marrë konfirmimin e pranimit të tyre në punë, sot zyrtarisht kanë në duart e tyre kontratat e punës  me spitalin Psikiatrik në Emmendingen-Gjermani.

Studentët janë shprehur jashtëzakonisht të lumtur për nënshkrimin e kontratateve e cila iu mundëson që shume shpejt do të jenë pjesë përbërëse e stafit të njërit nga spitalet më të mira në Gjermani.

Studentëve të Programit për Karrierë dhe Punësim të cilët do të punojnë në këtë spital përveq mundësisë së punësimit, iu ofrohen shanse të mëdha të aftësimit dhe avansimit të tyre profesional.

Share: