Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Kolegjit AAB dhe institucionit parashkollor “Shtëpia e fëmijëve – Montessori”

20 Dhjetor 2022

Për të mundësuar punën praktike të studentëve të Kolegjit AAB në kohën që studiojnë, Fakulteti I Shkencave Sociale nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me institucionin parashkollor “Shtëpinë e fëmijëve – Montessori”. Marrëveshja u nënshkrua nga dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, Prof. Ass. Dr. Hysen Kasumi, dhe drejtoreshës së këtij institucioni parashkollor, Samire Krasniqi.

Mundësitë për punë praktike të studentëve të Kolegjit AAB, ndihmojnë ata që të ndërtojnë përvojë dhe bagazh profesional për karrierën e tyre.

Share: