Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Kolegjit AAB dhe Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

11 Qershor 2022

Në kuadër të aktiviteteve të bashkëpunimit me universitete ndërkombëtare dhe vendore, Kolegji AAB së fundi ka nënshkruar marrëveshje me Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Me anë të kësaj marrëveshje do të zbatohet intensifikim i bashkëpunimit mes palëve në fushën arsimore, shkencore dhe profesionale që përfshinë të gjitha programet e studimit të organizuara nga palët nënshkruese. Marrëveshja u nënshkrua nga Prof.Dr. Suzana Golemi, Rektore e Universitetit të Shkodrës dhe Prof.Asoc.Dr. Shemsedin Vehapi, zv. rektor i Kolegjit AAB. Ndër të tjera ky bashkëpunim synon zhvillimin e institucioneve duke shkëmbyer staf akademik apo administrativ, shkëmbimin e studentëve për cikle të ndryshme të studimit, publikime të përbashkëta në kërkim shkencor etj.

Share: