Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Me qëllim të bashkëpunimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy institucioneve për të përkrahur objektivat e tyre strategjike në fushën e arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit, rektori i Kolegjit AAB, Dr.sc. Bujar Demjaha dhe drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, z. Ismajl Smakiqi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Kjo marrëveshje parasheh zhvillimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve akademike, profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në fushën e arsimit të lartë.

Po ashtu marrëveshja parasheh bashkëpunimin në zhvillimin e projekteve të përbashkëta të hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe shkencore, siç janë: seminaret, simpoziumet, konferencat, shkëmbimi i botimeve dhe materialeve të tjera të interesave të përbashkëta.
Përmes kësaj marrëveshjeje do të përfitojnë edhe stafi akademik dhe po ashtu edhe studentët e të dyja institucioneve, duke mundësuar për ta punën praktike dhe vizitat studimore në to.

INSTITUTI AAB
APLIKO