Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe “Cyber Security and Privacy”

9 Shkurt 2022

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB përfaqësuar nga dekani Jusuf Qarkaxhija, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Cyber Security and Privacy” përfaqësuar nga drejtori menaxhues Mentor Hoxhaj.

Ky memorandum i bashkëpunimit ka për qëllim përcaktimin e fushave të bashkëpunimit, siç janë realizimi i punës praktike të studentëve, promovimi i nismave të përbashkëta profesionale dhe akademike.

Poashtu, të dy institucionet do të bashkëpunojnë reciprokisht dhe do t’i ofrojnë njëra tjetrës ndihmën e duhur gjatë organizimit të ngjarjeve me interes të përbashkët.

Share: