Nesër në Kolegjin AAB – dega në Gjakovë mbahet një workshop nga Up With People

28 Maj 2018

Të dashur studentë,

Nesër më 29 maj 2018, në ora 10:00 në Kolegjin AAB – dega në Gjakovë, do të mbahet një workshop nga “Up With People”.

“Up With People” (UWP) është një organizatë arsimore, misioni i së cilës është të inspirojë të rinjtë që të bëjnë ndryshim në botën e tyre. UWP punon që të thyejë barrierat kulturore dhe të krijojë mirëkuptim global përmes shërbimit vullnetar dhe një shfaqjeje muzikore.

Takimi do të zgjasë 45 minuta, ku më pas shfaqet edhe një video të shkurtër, e cila prezanton punën dhe misionin e tyre.

Ky aktivitet është i hapur për të gjithë studentët e interesuar të Kolegjit AAB.

Pjesëmarrja e juaj na nderon!

Share: