Nesër në Kolegjin AAB mbahet Konferenca e II-të Ndërkombëtare – Qëndrueshmëria ekonomike e vendeve të Ballkanit dhe sfidat euro integruese

25 Maj 2018

Kolegji AAB në partneritet me: Universitetin “Aleksandër Moisiu” – Durrës, “FON University” – Maqedoni, Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Osjekut – Kroaci, Instituti për Hulumtime Shkencore dhe Zhvillim – Ulqin organizon Konferencën e II-të Ndërkombëtare – “Qëndrueshmëria ekonomike e vendeve të Ballkanit dhe sfidat euro integruese”.

Hapja solemne e punimeve të konferencës do të bëhet të shtunën, më 25 maj 2018, në orën 11:00, në Qendren Mediale të Kolegjit AAB, në Prishtinë, ndërsa punimet do të zhvillohen gjatë tërë ditës në tri sesione të ndara.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar një numër i madh i studiuesve nga shumë vende të rajonit, Evropës.

Për më shumë informacione rreth programit të konferencës, klikoni në linkun: https://aab-edu.net/konferencat/

Konferenca është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Pjesëmarrja e juaj na nderon!

Share: