Nis suksesshëm Shkolla Përgatitore për Testin e Maturës 2021/22, organizuar nga Kolegji AAB

10 Qershor 2022

Mijëra maturantë nga e gjithë Kosova, edhe sivjet e nisën rrugëtimin e tyre në Shkollën Përgatitore të Testit të Maturës të organizuar nga Kolegji AAB, që ka për qëllim përgatitjen e tyre sa më të mirë për Testin Kombëtar të Maturës, e që pritet të mbahet gjatë muajit qershor.

Kurset ofrohen falas, ndërsa edhe maturantët të cilët mund të kenë qenë të painformuar deri tani, mund të bëhen pjesë e grupit.

Në hapje të programit të sivjetmë të Shkollës Përgatitore për Testin e Maturës, mësimdhënësit e angazhuar në këtë projekt, të përzgjedhur nga më të mirët e shkollave të mesme të Kosovës, njoftuan maturantët me programin që do të realizohet gjatë periudhës së zhvillimit të kurseve përgatitore. Ligjëratat përgatitore për test të maturës vazhdojnë prej 12 qershorit deri më 17 qershor, nga ora 09:00.

Ju mirëpresim dhe suksese të gjithë maturantëve!

Share: