Nisi faza e parë e programit të praktikës profesionale të studentëve të Fakultetit të Gjuhës Angleze “Anglishtja nga unë te ti” me SOS Fshatrat

30 Nëntor 2019

“Anglishtja nga unë te ti”, është projekti më i ri i iniciuar nga Fakulteti i Gjuhës Angleze i Kolegjitn AAB, së bashku me SOS fshatrat e Kosovës, nga i cili projekt përveç shkathtësive profesionale të studetnvëe, do të përfitojnë edhe fëmijët e SOS fshatrave.

Në një takim prezantues të mbajtur për studentët, midis përfaqësuesve të SOS Fshatit, përkatësisht Znj. Ora Bytyçi, Drejtoreshë e Programit të SOS Fshatit Prishtinë dhe Znj. Sara Mustafa, koordinatore për sponsorizim, studentët u informuan me specifikat e projektit por edhe të funksionimit të SOS fshatrave.  Studentët e pritën me entuziazëm këtë mundësi për të kontribuar me këtë target-grup fëmijësh dhe të ndihmojnë sado pak në avancimin e tyre në arsim.

Drejtoresha Bytyçi u shpreh se është kënaqësi të bashkëpunosh me Kolegjin AAB pasi praktika e ka treguar se studentët e këtij Kolegji gjithmonë i kanë qëndruar pranë fëmijëve me punë vullnetare. Ajo gjithashtu u tregua optimiste se projekti i kurseve të gjuhës angleze do të jetë suksesi i radhës. “Kemi identifikuar 100 fëmijë të cilët kanë nevojë të ndjekin kurse të gjuhës angleze. Ju, jo vetëm se do t’u mësoni atyre gjuhën angleze, por jam e bindur që do të miqësoheni dhe do të socializoheni me ata”, u shpreh znj. Bytyçi.

Dekanja e Fakultetit të Gjuhës Angleze Aida Alla, ndër të tjera, tha se ky program nuk është vetëm një projekt profesional por edhe humanitar. “Eksperienca dhe kënaqësia që ju do të merrni nga mësimdhënia me banorët e vegjël të SOS Fshatit do t’ ju shërbejë gjatë gjithë jetës dhe do t’ ju bëjë të ndiheni të dobishëm në komunitet”, u shpreh Prof. Alla.

Ndërsa, Uranela Demaj, prodekanë në Fakultetin e Gjuhës Angleze, theksoi faktin se ky program do të ketë një jetëgjatësi dhe do të kalojë dorë pas dore nga një student te tjetri.

Një nivel  kursi me dy mësimdhënës prezentë në klasë do të zgjasë tre muaj dhe mandej vazhdohet me dy praktikantë të tjerë, nën mbikëqyrjen e profesorëve.

Në fund të takimit, 25 studentë deklaruan me anë të nënshkrimit të tyre do të jenë mësimdhënësit e parë të programit “Anglishtja nga unë te ti”.

  

 

 

Share: