Nisin trajnimet studentore nga Qendra për Aftësim Profesional dhe Fakulteti i Shkencave Sociale

7 Qershor 2023
Student training starts from the Center for Professional Training and the Faculty of Social Sciences

Kanë nisur trajnimet studentore të organizuara nga Qendra për Aftësim Profesional dhe Fakulteti i Shkencave Sociale i Kolegjit AAB. Këto trajnime mbahen për studentët e vitit të katërt, ndërsa temat e tyre janë: Vëzhgimi dhe dokumentimi në fëmijërinë e hershme, Të nxënit dhe mësimdhënia e bazuar në projekt dhe Korniza e Kurrikulës së Kosovës -programi parafillor.

Numri i studentëve të interesuar që po marrin pjesë në këto trajnime është i lartë ndërsa pritet të vazhdojnë edhe me datën 8 qershor. Trajnuesit për këto dy ditë do jenë: Osman Buleshkaj, Lirika Bërdyna, Violeta Buza, Gentiana Shahini, Diana Qarkaxhija, Fadil Latifi.

Këto trajnime përbëjnë një rëndësi të veçantë pasi kontribuojnë në shtimin e njohurive te studentët, por edhe përgatisin ata për tregun e punës.

Share: